Tiranë/ Arrestohet një pedofil, tentoi të abuzonte me të miturën

511
Policia e kryeqytetit ka mundur të vërë në pranga një 71 vjeçar, ish-mësuesi dhe ish-zëvendësdrejtor i një shkolle në Vlorë, nën akuzën e pedofilisë. 
71 vjeçari Kozma Buzo, banues në Tiranë në zonën e “Kodrës së Priftit” u arrestua pasi prej disa kohësh përpiqej dhe tentoi të kryente veprime të turpshme me vajzën e mitur 11- vjeçare.
Denoncimi u bë mbrëmjen e djeshme nga babai dhe vajza në pranin edhe të psikologut. Buzo e ndiqte të miturën gjatë gjithë rrugës që ajo bënte nga shkolla për në shtëpi, madje edhe kur ajo hipte në autobus.
Sigal