Tiranë, arrestohet mashtruesi, ishte shpallur në kërkim nga dy gjykata

511
Një 46-vjeçar nga Tirana është arrestuar ditën e djeshme, pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Kavajës dhe ajo e Vlorës.

Policia sqaron se në pranga u vu shtetasi Ardjan Halili 46 vjeç i akuzuar për mashtrim.

“Më datë 06.06.2017, Specialistët Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim Ardjan Halili, 46 vjeç, banues ë Tiranë”, sqaron policia

Për këtë shtetas, thotë policia, Prokuroria e Rrethit Kavajë, më datë 27.07.2015, ka dërguar urdhërin e Gjykatës Kavajë, e cila ka dënuar me 5 vjet burg, për Veprën Penale “Mashtrim më shumë se një herë”, e parashikuar nga Neni 143 të Kodit Penal. 

Gjithashtu Prokuroria e Rrethit Vlorë, më datë 11.05.2017, ka dërguar urdhërin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila e ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrim”, parashikuar nga Neni 143 i Kodit Penal
Sigal