Tiranë, arrestohet Ismail Morina, “Ballisti” që ngriti dronin në Beograd

49
Arrestohet në Tiranë Ismail Morina, “Ballisti”, sic të gjithë e njohin, që ngriti dronin me Shqipërinë e Madhe në Beograd.  Morina u vu në pranga nga efektivët e komisariatit numër 4 në kryeqytet, pasi në makinën që ai drejtonte u gjet një pistoletë pa leje.
Djali nga Kukësi udhëtonte me automjetin tip Range Rover së bashku me tre persona të tjerë, të cilët gjithashtu janë arrestuar. Arrestimi i tij u bë në rrugën “Petro Nini Luarasi”.