Tiranë, arrestohet 30-vjeçari për korrupsion, ndaj punonjësit të policisë

489
Një 30-vjeçar tentoi të korruptonte policin rrugor, për të shmangur penalizmin për xhamat e zinj të makinës, por është arrestuar për korrupsion nga forcat e rendit.
Burime nga policia bëjnë të ditur se 30-vjeçari Klodjan T, udhëtonte me automjetin tip BMW X5, me targë AA034GI, kur është ndalur nga policia në rreth-rrotullimin e Mulletit, për shkak të xhamave të zinj.
Në këtë moment i riu ka tentuar të korruptonte punonjësin e policisë, duke i dhënë 3 mijë lekë të rinj. Por polici nuk ka nguruar t’i vendosë prangat 30-vjeçarit, i cili tashmë akuzohet për korrupsion dhe pritet të përballet me drejtësinë.
Sigal