Tiranë, arrestohen në lokal nate dy persona për drogë

409
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi mbrëmjen e djeshme u kapën në një lokal nate pasi gjatë kontrollit të ushtruar u gjet në njerën prej tavolinave, një pjatë metalike në formë vezake, me mbetje lënde narkotike të bardhë, e dyshuar si “Kokainë”, nje kartë bankomati BKT në emër të shtetasit Tomorr Hasanaj dhe një kartmonedhë me prerje 50 euro, e palosur ne forme gypi të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Më datë 24.01.2016, në bazë të kontrolleve të ushtruara nga ana e Policisë për goditjen e trafiqeve të paligjshme të lëndëve narkotike, u arrestuan në flagrancë shtetasit Tomorr Hasanaj, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe Agustin Leka (Pronar i lokalit), 47 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Arrestimi i dy shtetasve u bë në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme nga ana e Policisë Tiranës në lokalet e natës lidhur me parandalimin dhe goditjen e personave për armëmbajtje pa leje dhe trafik të lëndëve narkotike, mbrëmjen e djeshme janë ushtruar një sërë kontrollesh, mjedisesh lokalesh.
Sigal