Tiranë, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim

462
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim. Një 64-vjeçar u kap pasi ishte në kërkim për mashtrim, ndërsa personi i dytë për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

– Fatmir Rexho, 64 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethi Gjyqësor Tiranë, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 10.06.2011, të Gjykatës së Rrethi Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Neni 143 i Kodit Penal.

– Zija Shaba, 31 vjeç, banues në Kavajë, i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethi Gjyqësor Tiranë, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 24.09.2011, të Gjykatës së Rrethi Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar me 6 vite burg, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga Neni 298/3 i Kodit Penal.
Sigal