Tiranë, arrestohen dy gra dhe një burrë për prostitucion

440
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona me akuzën për ‘Ushtrim prostitucioni’. Burime zyrtare bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit, Tatjana Cuka, 53 vjeçe, lindur në Ersekë dhe banuese në Tiranë; Liljana Shella, 59 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Pëllumb Ismaili, lindur në Lushnjë, banues në Tiranë. Ndërkohë ka nisur procedimi penal edhe për një 73-vjeçar me inicialet G.A.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “Ndërmjetësuesi”, ndërsa sipas policisë këta shtetas krijonin kushte për shfrytëzimin e prostitucionit. 59-vjeçarja Liljana Shella, në lokalin e saj mundësonte gjetjen e klientëve, ndërsa shtetasi Pëllumb Ismaili, favorizonte një banesë të kthyer në hotelin në të cilat shkonin klientët e gjetur me shtetasen T. Cuka.
Sigal