Tiranë, arrestohen 4 persona, trafikuan për prostitucion një 24 vjeçare

42
Katër persona u arrestuan dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se në bashkëpunim kanë trafikuar në Greqi për prostitucion një vajzë 24 vjeçe.
Zbulimi i aktivitetit të jashtëligjshëm të grupit u bë pasi vajza nga Patosi i Fierit, që ata kishin trafikuar, është shtruar në një spital në ishullin Kos të Greqisë.
Ajo përfundoi në spital, pasi tentoi vetëvrasjen, duke konsumuar aceton. Pas sinjalizimit nga autoritetet greke për rastin e dyshuar, Policisë e Prokurorisë shqiptare u është dashur vetëm një javë kohë që të identifikojnë dhe të ndalojnë autorët e trafikimit.