Tiranë/ Arrestohen 4 persona, qëlluan në drejtim të uniformave blu

427
Janë arrestuar nga uniformat blu,katër persona pasi qëlluan me armë ndaj policisë në rrugën e Kavajës në Tiranë 

Sot më datë 20.05.2015 nga ana e Seksionit Kundër Krimeve Ndaj Jetës dhe Shëndetit në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

1. Eduart Kacoli, 22 vjeç, lindur në fshatin Berishë Pukë, dhe banues në Tiranë ,me gjendje gjyqësore i dënuar në vitin 2010 për veprën penale të “Vjedhjes”.I dyshuar për kryerjen e veprave penale të ”Vrasjes së punonjësit të Policisë së shtetit të mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”,”Mbajtje pa leje ta armëve dhe municionit luftarak” dhe “Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim”, vepra penale të parashikuara nga nenet 79/b,22,25,278/4 dhe 140 e 25 të K. Penal.

2. Eduart Gj Ndou, 26 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë 

3. Ndue Gj Ndou, 21 vjeç, lindur në fshatin Porav Pukë, dhe banues në Tiranë,me gjendje gjyqësore i dënuar në vitin 2010 për veprën penale të “Vjedhjes “, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të ”Vrasjes së punonjësit të Policisë së shtetit të mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”,”Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak” dhe “Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim”, dhe “Drejtim mjeti pa dëshmi aftësie”vepra penale të parashikuara nga nenet 79/b,22,25,278/4 ,140 e 25 dhe 291 të K. Penal, 

4. Alban Meshi, 28 vjeç, lindur në fshatin Kosturr Has, dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të ”Përkrahjes së autorit të krimit”vepra penale të parashikuara nga neni 302/2 të K. Penal, 

Arrestimi i ketyre shtetasve u bë për arsye se me datë 19.05.2015 rreth orës 18.10 në rrugën e Kavajës ka patur një te shtene arme zjarri drejt nje punonjesi policie i cili kishte pikasur dy te rinj dhe kishte dyshime per ta .Me pas policia i eshte vene ne ndjekje ,por shtetasi Eduart Kacoli në bashkëpunim me Ndue Ndou ka hapur zjarr dhe ka tentuar të vrasë punonjësin e policisë se shtetit D.B. Me pas dy personat(Eduart Kacoli dhe bashkëpunëtori i tij i identifikuar Ndue Ndou) jane larguar duke vrapuar neper rrugica dhe kane dalë në rrugën e Kavajës,me pas ne rrugën Him Kolli.Ne kete rruge te dy shtetasit e siperpermendur nën kërcënimin e armes kane ndaluar nje shtetas me inicialet I.D i cili udhetonte me motorrin e tij me targë TR087H.Ky shtetas eshte perleshur me dy autoret e dyshuar dhe nderkohe ka mundur te neutralizoje njerin prej tyre kjo fale dhe ndihmes se policise e cila ishte ne ndjekje e siper . Autori tjeter Ndue Ndou ka mundur te largohet me motorrin e qytetarit .Nga policia është bere shpallja në kërkim dhe eshte finalizuar kapja e tij nga forcat e policisë Komisariatit Pukë se bashku më shtetasin Alban Meshi i cili nga ana e tij e ka ndihmuar që ti shmaget policisë. Në vendin e ngjarjes u sekuestrua me cilësinë e provës materiale një armë zjarri e llojit pistoletë TT si dhe motorri i grabitur me targë TR087 H. Nga veprimet e para hetimore eshte arritur te dokumentohen se këta shtetas janë edhe autorë te dyshuar të disa ngjarjeve të ndodhura me konkretisht : • Ngjarja e ndodhur më datë 14.04.2015”Vjedhje me dhunë” të magazinës së shtetasit I.D, në Vorë • Ngjarja e ndodhur më datë 12.04.2015 ”Vjedhje me dhunë” të shtetasit P.J (taksixhi) në Durrës • Ngjarja e ndodhur më datë 23.04.2015 mbi ”Vjedhjen me armë” të shtetasit V.S, Me cilesinë e proves materiale u sekuestruan 3 aparate celulare me të cilët këta shtetas kanë kryer komunikime telefonike në ngjarjet e mësipërme. Materialet do ti kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të parashikuara nga nenet 140-25 K.Penal ,në ngarkim të shtetasve Eduart Kacoli, Eduart Ndou,Alban Meshi dhe Ndue Ndou.
Sigal