Tiranë/ Akuzohen për 9 vjedhje, në pranga tre autorët

478
Policia e Tiranës arrestoi tre shtetas të akuzuar për një seri vjedhjesh të ndodhura në zonën e vilave në Farkë, në periferi të kryeqytetit. Të arrestuarit janë shtetasit Durim Rama, 27 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, Ardian Suti, 31 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me armë në Itali dhe Armend Krosi, 45 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Krujë.
Këta shtetas dyshohen si autorë të të paktën 9 vjedhjeve të kryera në një periudhë kohore prej 2 muajsh në zonën e vilave në Farkë dhe në Kopështin Zoologjik. Pas një periudhe qetësie në këtë zonë, më 19 dhe 21 gusht u grabitën dy rezidenca në të njëjtin kompleks vilash dhe dyshohet se autorë janë këta tre shtetas.
Sigal