Tiranë, aksidentohet për vdekje duke dalë nga makina

475
Paraditen e sotme, në autostradën Durrës-Tiranë, në zonën e Kasharit, shtetasi me iniciale A. Gj., duke drejtuar mjetin tip Volkswagen, ka aksidentuar një shtetas duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Nga hetimet paraprake të Policisë së Tiranës rezulton se shtetasi i aksidentuar, në momentin e aksidentit, ka qenë duke dalë nga mjeti i tij. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen veprimet dhe po punon për identifikimin e viktimës si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Sigal