Tiranë/ Abuzimi me ujin, shoqërohet në polici pronari i hoteleve ‘Mondial’

214
Njësia Task-Forcë në bashkëpunim me efektivë te komisariatit numër dy në Tiranë kanë bërë shoqërimin në polici të pronarit të një prej hoteleve të njohura në kryeqytet.
Bëhet fjalë për pronarin e hoteleve “Mondial”, i cili ka abuzuar me rrjetin e ujësjellësit në Tiranë.
Shoqërimi i tij është bërë në kuadër të operacionit që UKT ka nisur për të zbuluar lidhjet e paligjshme, në këtë biznes u gjetën lidhje uji të paligjshme.