Tiranë, 6 të arrestuar për “Kolaudimin” në Fushë-Prezë

137
Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, të cilët dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar shuma të ndryshme nga qytetarët (3 000 deri në 15 000 lekë të reja) për kolaudimin e automjeteve të tyre pranë pikës së kolaudimit në Fushë-Prezë.
Në kuadër të operacionit “Kolaudimi”, janë arrestuar shtetasit Bashkim Rrapi, 47 vjeç, banues në Gjeç-Kodër (Vorë), Agim Budlla, 45 vjeç ,banues në Prezë, Alban Sala, 42 vjeç, banues në Tiranë, Fatmir Rrapi, 31 vjeç, banues në Gjeç-Kodër, Avni Budlla, 26 vjeç, banues në fshatin Ahmetaq të Prezës dhe Eduart Budlla, 26 vjeç, banues në fshatin Ahmetaq.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike, i kryer në bashkëpunim”.