Tiranë, 47-vjeçari kërcënoni të hidhej nga kati i 6-të, shkak prona

452
Një person ka kërcënuar se do të hidhej nga kati i gjashtë i një pallati në Bulevardin Zogu i parë, pranë “15-katëshit. 
Mësohet se personi në fjalë është Ilir Kusi, 47 vjeç ka në dorë një pankartë ku shpreh edhe problemin e tij. Në të shkruhet se gjyqtarët i kanë kërkuar 4000 për t’i dhënë hipotekën. Gjithashtu shkruan se kërkon edhe ndihmën e Prokurorisë. 
“Gjyqtari Arjan Alia dhe Eljan Kote më kërkuan 4000 euro për Ekspertizën e pronës dhe hipoteka është e korruptuar. Kërkoj ndihmë nga Prokuroria.”- shkruan në pankartën që mban në dorë 47- vjeçari Ilir Kusi.
Sigal

Ora 18:06 Ilir Kusi zbret nga kati i Gjashtë

Ilir Kusi ka zbritur nga kati i gjashtë i pallatit në të cilin kërcënonte se do të hidhej.

Ora 18:03 Policia dhe zjarrfikëset vendosin dyshek me ajer ne katin e parë

Policia de forcast zjarrfikese kane marre masat duke vendosur një dyshek me ajër në katin e partë të pallatit si masë mbrojtëse në rast se 47-vjeçari do të hidhet.