Tiranë/ 42-vjeçarja tenton vetëvrasjen pas dhunës nga bashkëshorti

487
Bashkëshorti dhunon fizikisht gruan, kjo e fundit tenton të vrasë veten nga depresioni. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Valias të Kamzës. Sipas policisë, shtetasi Y.S, 54 vjeç, dyshohet se në banesë ka goditur me grusht, bashkëshorten e tij, V.S, 42 vjeç. Gruaja nga dëshpërimi që ka pësuar, ka tentuar të vrasë veten. Ajo ndodhet e shtruar në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkaq, dhunuesi është arrestuar dhe ndaj tij rëndon akuza e dhunës në familje.
Sigal