Tiranë: 29-vjeçarja plagos me thikë hallën e saj

48
 Një plagosje me thikë ka ndodhur një ditë më parë në Tiranë. 29-vjeçarja Pavlina Pishaj, banuese në kryeqytet ka goditur me thikë hallën e saj, shtetasen M.H., 53 vjeç.
Sipas policisë shkaku i plagosjes ka qenë për motive të dobëta. E dëmtuara është dërguar në spital, ndërsa autorja e dyshuar e krimit është arrestuar në flagrancë.