Thyen xhamat e 23 makinave tek Unaza e Re, 3 të rinj në pranga, 3 në kërkim

492
Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre të rinj dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë, të dyshuar si autorët e thyerjes së xhamave të 23 makinave, gjatë mbrëmjes së djeshme në zonën e Unazës së Re në kryeqytet.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se të rinjtë ishin në gjendje të dehur, kur kanë dëmtuar me sende te forta, si dhe kanë goditur me shkelma xhamat dhe pasqyrat e 23 automjeteve, të cilat kanë qenë të parkuara pranë njëra-tjetrës, në rrugën “Sokrat Miho”.
Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit:
1- Bledar Hilaj, 24 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të ‘Vjedhjes” , i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës “ në bashkëpunim parashikuar nga neni 150 dhe 25 i K.Penal .
2- Sadik Krasniqi, 24 vjeç , lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës “ në bashkëpunim, parashikuar nga neni 150 dhe 25 i K.Penal .
3- Endri Gjonaj, 20 vjeç , lindur në Krujë dhe banues në Tiranë ,proceduar me parë për veprën penale të “Drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt “ aktualisht me mase sigurie “Arrest shtëpie “, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës “ në bashkëpunim si dhe “Largimit i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit “parashikuar nga neni 150 dhe 25 neni 323 i K.Penal.
Ndërkohë në kërkim janë shpallur shtetasit:
• G. Rr, 28 vjeç , lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës “ në bashkëpunim parashikuar nga neni 150 dhe 25 i K.Penal.
• A.M, 20 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës “ në bashkëpunim parashikuar nga neni 150 dhe 25 i K.Penal .
• K. Z, 23 vjeç , lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës “ në bashkëpunim parashikuar nga neni 150 dhe 25 i K.Penal.
Sigal