Thumanë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për t’i gjetur autorin: 10 mijë Euro shpërblim

505
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 6 në Thumanë, ku gjatë një konflikti çasti u vranë 3 veta dhe u plagos një tjetër, policia po vijon intensivisht punën për kapjen e autorëve, të cilët janë të identifikuar tashmë.
Blutë kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve për evidentimin e vendndodhjes së këtyre personave dhe për çdo informacion të vlefshëm që do të vihet në dispozicion nga qytetarët, për vendndodhjen e tyre, Policia ka vendosur një shpërblim prej 10.000 € , si dhe garanton anonimatin e plotë të qytetarit.
Policia e Durrësit vë në dispozicion të qytetarëve gjithashtu edhe numrin e telefonit: •0694110217.Si dhe numrat e telefonit:129 dhe 126.
Autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur ,me preçedentë penalë të mëparshëm,janë :
•Pëllumb Kora,26 vjeç,banues në Krujë,
•Danjel Kora,28 vjeç,banues në Krujë,
•Gurali Kora,56 vjeç,banues në Krujë,dhe
•Besnik Kora,30 vjeç,banues në Krujë.
Sigal