Theu xhamat e postës në Lushnje, arrestohet 46-vjeçari (Emri)

486
Një 46-vjeçar është arrestuar në qytetin e Lushjes pasi akuzohet për “shkatërrim prone”. Ilir Rançi, banues në lagjen “Loni Dhamo”, ra në prangat e uniformave blu pasi për motive të dobëta, ka thyer xhamat e sportelit të Postës Shqiptare Lushnje, dega Nr.1, bën me dije policia
Njoftimi i policisë
Lushnje

Specialsitët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: -Ilir Rançi, 46 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo” Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Çlirim”, për motive të dobëta, ka thyer xhamat e sportelit të Postës Shqiptare Lushnje, dega Nr.1.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga Neni 150 i Kodit Penal.
Sigal