Theu masën e sigurisë, “gangsteri” shqiptar e pëson në Itali

591
Sigal

Gjatë ditës së djeshme u bë arrestimi i një shqiptari në Itali, pasi ishte larguar drejt Shqipërisë  në kohën kur kishte një masë sigurie ndaj tij.

Mediat italiane, sot kanë publikuar emrin e shqiptarit, i cili u largua drejt Shqipërisë kur në dorë mbante byzylykun elektronik.

Pas qëndrimit në Shqipëri, Albano Dova, 24 vjeç, u rikthye sërish në Itali dhe më pas policia e vendit fqinj bëri të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

Shqiptari jetonte në zonën e Preganziol, ku ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” për evazion dhe keqtrajtim në familje.

Tashmë, i riu pritet të dalë para gjykatës, ku ndaj tij do të merren masa shtesë për akuzën e thyerjes së vendimit të dhënë nga drejtësia italiane.