Theri gjyshërit me thikë në Tiranë, në polici 19 vjeçari jep një arsye qesharake

694

Këtë të enjte, një 19 vjeçar i identifikuar si Beniamin Kaso ka goditur me thikë gjyshin dhe gjyshen e tij në rrugën Muhamet Deliu në Tiranë.

Sigal

Shaban Agai, 80 vjeçar dhe Hajrie Agai, 70 vjeçe kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa nipi 19 vjeçar është arrestuar nga ana e policisë.

Në kërkim të arsyes se përse i riu ka goditur gjyshërit nga nëna e tij, Beniami ka thënë para hetuesve se ata e tallnin atë.


Sipas të riut kjo ka qenë arsyeja se përse ai ka vendosur që të godasë me thikë të afërmit e tij duke i lënë të plagosur.


Por sipas hetuesve, arsyetimi i adoleshentit nuk besohet të ketë lidhje me motivin e vërtetë të sjelljes së tij agresive, pasi dyshohet se i riu ishte përdorues i rregullt i subsantave narkotike e kësisoj veprimi i tij mund të ketë ardhur si pasojë e tyre.