Thellohet tragjedia në familjen Gjergji: Ndërron jetë edhe fëmija i tretë

108
Tragjedia e familjes së Edmond Gjergjit është thelluar e rënduar më: Ka ndërruar jetë edhe vajza 10-vjeçare pas dy motrave të vogla, 9 muajshe dhe 5 vjeçe dhe babait të saj.
Nëna e fëmijëve të ndjerë është në gjendje të rëndë pas aksidentit të tmerrshëm që ndodhi mbrëmjen e së dielës në aksin Shkodër-Velipojë.
Në mjetin tip ‘Alfa Romeo’ mbrëmë udhëtonte një familje me 5 anëtarë, ndërsa në mjetin tjetër dy udhëtarë. Nga përplasja, të vdekur kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip ‘Alfa Romeo’, Edmond Gjergji me dy nga tre vajzat e tij, ndërsa bashkëshortja dhe vajza tjetër u dërguan në spital në gjendje të rëndë.