The Guardian: Kokaina s’ka qenë kurrë kaq e lirë, shkak mafia shqiptare

368
Sigal

Prestigjiozja britanike “The Guardian” vazhdon shkrimet për drogën dhe rolin e mafias shqiptare.

Në artikullin e radhës thuhet se kokaina dikur ishte në Britani një “mall” luksoz të cilin e konsumonin vetëm të pasurit e qyteteve dhe yjet rebelë të rokut, por futja në treg e mafias shqiptare nga viti pas vitit 1990, ka transformuar gjithçka.

Sipas tyre mafia shqiptare sjell në Britani, kokainë me çmim të lirë nga Amerika e Jugut, ndaj ka bërë që shumë të rinj të kenë mundësi për ta blerë atë.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit, vitet e fundit mafia shqiptare ka marrë kontrollin e tregut të kokainës fitimprurëse në Mbretërinë e Bashkuar me një model biznesi brutalisht efektiv. Duke negociuar direkt me kartelet në Amerikën Latine që prodhon drogë, duke shkurtuar importuesit tradicionalë ndërkombëtarë, mafia shqiptare ka qenë në gjendje të ofrojë një produkt më të pastër dhe më të volitshëm në treg: kokaina nuk ka qenë kaq e lirë që nga viti 1990, shkruan “The Guardian”.

Ironikisht, vijon shkrimi, ligjet kundër drogës kanë përmirësuar gjithashtu cilësinë e kokainës