Thasë me drogë në makinë, 4 të arrestuar

537
50 kilogramë kanabis e sekuestruar dhe 4 të arrestuar është rezultati i një operacioni të Policisë së Lezhës. Burime zyrtare bëjnë të ditur se finalizimi i këtij operacioni të koduar “Stop” erdhi pas një pune hetimore 1 mujore.
Në pranga përfunduan Edmir Luka, 34 – vjeç, banues në Krujë, Nikë Vatnikaj, 23 – vjeç, Qerim Kolgjini, 23 – vjeç, dhe D. G. 17 – vjeç, të tre banues në Tiranë.
Ata u arrestuan në Institut të Tiranës, teksa udhëtonin me makinë, brenda së cilës kishin 3 thasë të mbushur me kanabis, të paketuar gati për shitje.
Policia sekuestroi drogën ashtu sikurse edhe 3 automjete me të cilat lëviznin të arrestuarit
Sigal