Terrorizoi fshatin duke kanosur dhe qëlluar me armë, prangoset i riu. Ja emri

419
Një i ri është vënë në pranga në Mirditë pasi ka kanosur me armë një fqinj të tij dhe ka qëlluar me armë, duke terrorizuar të gjithë banorët e fshatit Fan.

Burime zyrtare nga Policia e Lezhës bëjnë të ditur se mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00 janë njoftuar se në fshatin Fan në Mirditë ka të shtëna me armë zjarri.

Në vendngjarje kanë mbërritur patrullat e policisë që kanë konstatuar se për motive të dobëta, Pashk Marku, 25 vjeç, banues në fshatin Fan në Mirditë, ka kanosur me armë zjarri automatik shtetasin M. P., 53 vjeç, fqinj me autorin.

Por pas kësaj duket se 25-vjeçari ka tentuar që të largohet jashtë Shqipërisë në drejtim të Greqisë. Por ai është kapur në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në tentativë për të kaluar jashtë kufijve të territorit të Shqipërisë.

Pas arrestimit ndaj tij janë ngritur akuzat e ‘prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit’ dhe ‘kanosja’.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Lezhës për hetime të mëtejshme.
Sigal