Terrorizohen banorët: ‘Babanë e solla në spital, gruan, fëmijët dhe mbesën 5 vjeç i arrestuan, shtëpinë po ma shembin’

358
Sigal

Dëshmi të dhimbshme sjellin në vëmendje të opinionit, 30 familjet të Bregut të Lumit, që sot janë terrorizuar plotësisht nga Policia. Adoleshentë dhe fëmijë janë dërguar në komisariat bashkë me nënat e tyre, baballarët në spital, shtëpitë e braktisura po shemben.

“Kishin ardhur të përgatitur: nëse dje ishin me një ekskavator të vogël, sot erdhën me buldozer të madh.

Mora babanë, nuk dija çfarë bëhej me familjen. Kishin arrestuar dhe gruan dhe fëmijët, po edhe mbesën time, 5 vjeç.

Babai sa ka dalë nga salla, këmbën e ka shumë keq, dy javë do të rrijë shtrirë.

Kam problem edhe mbesën 5 vjeçe, është në komisariatin numër katër. Në shtëpi nuk kam lëvizur asgjë, e dinim se donin ta prishnin, por jo se do të vinin sot,”-tregoi njëri nga banorët.