Terrori në Vlorë, përplasja ndodhi te Lokali i Edison Harizajt, shënjestra po pinte kafe, dy makinat qëlluan për katër minuta pa ndalim

635
Sigal

Dalin detaje nga përplasja me armë zjarri që ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kompleksit Oslo, që njihet si lokali i Edison Harizajt, i cili u ekzekutua me armë zjarri më 7 nëntor 2018 në një atentat në Durrës.

Shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur për 3-4 minuta dhe shënjestra ishte në lokalin e Harizajt duke konsumuar një kafe, por nuk është arritur dot që të qëllohej.

Dy makinat që po qëllonin me armë zjarri, kanë plagosur një kalimtar i cili s’kishte lidhje dhe po kalonte në rrugë.

Kush është Edison Harizaj?

Harizaj dyshohet se është ekzekutuar për hakmarrje, pasi ka qenë i përfshirë në zhdukjen e Albano Xhaferrit dhe Elvis Troqes në Vlorë.

Viktima i përfshirë edhe në disa ngjarje kriminale, pronar i kompleksit luksoz “Oslo”, në lagjen “Uji i Ftohtë” Vlorë.