Terror tek “Unaza e Re”/ I grabisin 20 mijë euro, policia fsheh ngjarjen

165

Pronari i një pike këmbimi valuator është grabitur para tre ditësh te “Unaza e Re”, por policia nuk e ka bërë publik lajmin.

Teksa kambisti po dilte nga një garazh pranë shtëpisë së tij, e kanë sulmuar një person i maskuar, I cili I ka marrë 20 mijë euro nën kërcënimin e  thikës.

Gazeta Shqip ka siguruar videon e autorit i cili largohet me vrap, pasi i kishte marrë shumën e madhe të parave.

Kambisti është përleshur me autorin, por nuk ke mundur të ndalojë grabitjen.

Autori kishte një thikë por për fat të mirë nuk e ka plagosur kambistin.

Pas ngjarjes, ai ka bërë denoncimin në polici për të zbuluar autorin e kësaj ngjarjeje.