Terror në Tiranë, grabitet filiali i Postës në zonën e Laprakës

494
Filiali i Postës Shqiptare në Laprakë ka rënë pre e grabitjes mesditën e sotme. Persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e Postës dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë një shumë parash. Autorët janë larguar brenda pak minutash nga Posta dhe pavarësisht mbërritjes së menjëhershme të forcave të policisë nuk është bërë i mundur ndalimi i tyre. Policia ka ngritur posto blloqe në disa pika kontrolli në dalje të Tiranës për arrestimin e autorëve, por këta të fundit janë zhdukur në drejtim të paditur. Ja informacioni i policisë: Më datë 17.04.2018, rreth orës 15:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, tek blloku ‘Gintash’, në postën Nr.7, një person akoma i paidentifikuar dyshohet se i ka marrë nën kërcënimin e një thike rreth 30 000 lekë punonjëses së sportelit të postës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit. Janë ngritur pika kontrolli e po vijon krehja e zonës. Si dhe po punohet për sekuestrimin e pamjeve filmike
Sigal