Terror në mes të Fierit/ Grushta e shkelma në kokë të dashurës, i riu nuk kursehet para policisë (Video)

548
Rastet e dhunës në familje nuk kanë ardhur në rënie, pavarësisht ndërhyrjeve në Kodin Penal, për të dënuar dhunuesit. Madje, dhuna ushtrohet si pa të keq edhe në mes të qytetit, në prani të njerëzve apo edhe vetë policisë.
Rasti më i fundit është regjistruar në qytetin e Fierit, ku në një video të publikuar në rrjetet sociale shfaqet një i ri i cili ushtron dhunë ndaj të dashurës së tij, duke mos i kursyer as sharjfer dhe fyerjet.
Në përshkrimin që kanë bërë dëshmitarët e ngjarjes për “joq”, skena e ndodhur është me të vërtetë makabre.
Sipas dëshmitarëve, djali e godet të fejuarën e tij me grushte e shkelma në mes të rrugës deri në momentin që policia e Fierit sheh të gjithë ngjarjen. Dëshmitarët thonë se policët ndërhynë, por fillimisht nuk tentuan ta shoqëronin atë në rajon edhe pse skena ndodhi para syve të tyre.
Vetëm disa minuta më pas, duke parë edhe reagimin e të riut, ata ndërhynë duke e dhunuar djalin dhe duke e futur në furgonin e policisë me forcë, siç duket edhe në video.
Dëshmitë: Ne qytetin e Fierit nje cift filloi me tu zen ne mes te rruges deri sa filluan grushtat e shkelmat nga i “fejuari”. Per disa minuta i fejuari e ka gjuajtur sikur te ziheshin dy meshkuj, duke e shtrire ne toke ne cdo pjese te trupit duke perfshir e shkelmat ne koke.
Me pas erdhi policia e kapen kte djalin duke par skenen e vajzen ne toke dhe si per cudi e lan djalin te vazhdonte rrugen perseri me vajzën. Pasi ajo u ngrit ne kemb, as 10 meter me larg kur policet u ndërhynë, e shtriu perseri ne tok duke e gjuajtur akoma me shume deri sa erdhi nje furgon tjeter qe i ndau nga njeri tjetri.
Sigal