Terror me armë dhe maska,Grabitet biznesmeni vlonjat 

554
Sigal

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme. Policia nuk ka identifikuar apo kapur autorët

Rishfaqen maskat sërish, këtë herë në qytetin bregdetarë të Vlorës., duke shtuar më tej frikën dhe pasigurinë tek banorët. Persona të armatosur dhe të maskuar kanë  grabitur biznesmenin Bukurosh Malaj. Personat të cilët ende nuk janë identifikuar, i kanë zënë pritë biznesmen në hyrje të pallatit të tij duke arritur ti vjedhin shumën prej 3. 5 milion lekë, 185 euro si dhe automjetin e tij tip “Benz” ME TARGA AA 154. Malaj është studiuar fillimisht nga personat e maskuar, pasi ata e grabitën ndërkohë që po shkonte në shtëpi me lekët e xhiros ditore. Sipas biznesmenit personat kanë qenë të pajisur me armë , kallashnikov dhe pistoletë, ndërkohë që ai është përleshur me ta, për të mbrojtur të ardhurat e siguruara.  

GRABITJA

Gjithçka, sipas policisë, ka ndodhur në orën 01:08 të ditës së djeshme. Grabitësit, të armatosur, pasi i kanë marrë gjithçka që biznesmeni kishte, janë larguar menjëherë me makinën e tij, e cila më vonë është gjetur në vendin e quajtur Qafa e Dushkut. Grabitësit kishin tentuar ta digjnin automjetin, me qëllim pengimin e policisë në zbardhjen e identitetit të tyre. Menjëherë biznesmeni ka njoftuar forcat blu lidhur me ngjarjen, dhe për të bërë të mundur arrestimin e tyre. Policia e Vlorës bën të ditur se ka arrestuar disa persona si të dyshuar për grabitjen e djeshme në orët e para të mëngjesit.

POLICIA

Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka nisur punën për administrimin ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Krahas bllokimit të provave në vendin e ngjarjes, burime për ‘Telegraf’ thonë se janë shoqëruar për dëshmi disa persona, të dyshuar për dhënie informacioni rreth  zbardhjes së ngjarjes. Mësohet gjithashtu se janë shoqëruar deri në orët e vona të ditës së djeshme rreth 20 persona. Policia lokale nuk ka dhënë detaje rreth autorëve të mundshëm që kryen grabitjen me maska. Pritet që në orët në vazhdim, të mësohen detaje të reja.