Tërmeti në Itali, Papa Françesku lutet për viktimat

431
Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Italinë qendrore, duke lënë shumë të vdekur dhe të plagosur, ka reaguar edhe Papa Françesku. Ati i Shenjtë është lutur për viktimat.
“Tërmeti ka lënë shumë të vdekur dhe të plagosur dhe unë shpreh dhimbjen time të madh për njerëzit e prekur nga kjo goditje, për ata që kanë humbur njerëzit e dashur dhe ata që ende ndihen të tronditur nga frika. Të gjithë të bëhemi bashkë dhe të lutemi për viktimat”, tha Papa.
Ndërsa kryeministri italian, Matteo Renzi, në një postim në Twitter shkruan se ekipet e shpëtimit janë në gatishmëri të plotë, dukë bërë thirrje që të dhurojnë gjak. Gjithashtu ai ka anuluar edhe takimin që do të mbante me presidentin francez Francois Hollande.
Sigal