Sigal

Zbardhen detajet e para për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Memaliajt, ku një kambist është qëlluar me qytën e pistoletës në kokë nga një person ende i pa identifikuar.

Ende nuk dihet shuma e marrë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës së qytetit të Memaliajt, ndërsa i plagosuri është shtetasi Mustafa Mustafai 70 vjeç.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se pasi është sulmuar kambisti, dy personat e maskuar kanë qëlluar edhe bashkëshorten e këtij të fundit, Thëllëza Mustafai, 67 vjeçe, e cila ka qenë duke mbyllur derën e biznesit.

I plagosuri mësohet se është dërguar me urgjencë në spital, i mbuluar nga gjaku ndërsa kanë qenë banorët ata që i kanë ardhur në ndihmë.