Tepelenë, sekuestrohen rreth 48 kg marijuan, arrestohen dy persona

419
Policia në Tepelenë ka sekuestruar mëngjesin e së enjtes 48 kg marijuanë dhe ka vënë në pranga 2 persona.
Bureime nga policia bëjnë me dije se gjatë gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së shtetasit Daut Caushi ,banues në fshatin Kamcisht Tepelenë, në afërsi të banesës së tij policia ka evidentuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 47.91 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë I shtetasve, Daut Caushi 63 vjeç, banues në fshatin Kamçishtë,Tepelenë dhe i biri, Artur Caushi, 38 vjeç, banues në fshatin Kamçishtë,Tepelenë. 
Lënda narkotike u bllokua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Sigal