Tepelenë/Plumba mbi makinë, plagoset lehtë 30-vjeçari

505
Sigal

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur orët e para të së hënës në kthesën e fshatit Turan, në Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se atentati kishte si objektiv shtetasin Saimir Gjoka nga fshati Turan, por me banim në Tiranë.

Automjeti i tij i tipit “Benz” me targa AA616TK është goditur në xhamin e parmë. Burime policore konfirmojnë se 30-vjeçari Gjoka ka pësuar gërvishtje të lehta në krah. Ai është marrë në pyetje dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak

Tepelenë, rreth orëve të para të mëngjesit në hyrje të fshatit Turan, shtetasi S.Gj., 30 vjeç, është qëlluar me armë zjarri.

Për pasojë është plagosur lehtë në krah. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.