Tepelenë/ Mjeti del nga rruga, humb jetën drejtuesi i mjetit

486
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas policisë, një mjet ka dalë nga rruga në segmentin rrugor ku punohet për Bypas-in e Tepelenës, e si pasojë humbi jetën drejtuesi Y. R, rreth 50 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË

Në orën 06:20, në segmentin rrugor ku punohet për Bypas-in e Tepelenës, ka dalë nga rruga mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Y.R, rreth 50 vjeç, banues në Memaliaj.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, shtetasi Y.R. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.