Tepelenë, digjet banesa, vdes nëna dhe foshnja 6-muajshe

452
Sigal

Një
tragjedi ka ndodhur në qytetin e Tepelenës pasditen e sotme.

Dy persona kanë humbur jetën nga
djegia e një banese në katin e parë të lagjes “15 Shtatori”.

Sipas informacioneve, nga flakët e
zjarrit në shtëpi kanë vdekur foshnja 6 muajshe dhe nëna 35-vjeçare
me iniciale E.Sh.

Në vendngjarje ka mbërritur një
zjarrfikëse nga Gjirokastra për të shuar flakët e zjarrit.

Shkaqet e zjarrit që çuan në këtë
ngjarje të rëndë nuk dihen ende. Nga hetimet paraprake, dyshohet se motiv ka
qenë rrjedhja e gazit, megjithatë kjo mbetet për t’u konfirmuar.