Tepelenë, asgjesohen mbi 10 mijë rrënjë kanabis

496
Gjatë kontrollit të territorit, policia ka gjetur në fshatin Kalivaç të Tepelenës një parcelë me bimë narkotike. Bëhet fjalë për 10.120 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Bimët narkotike u asgjesuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, thotë policia. Tepelena duket se ka marrë “drejtimin” e kanabisit pas aksionit të Lazaratit. Me dhjetëra ha me drogë janë gjetur në fshatrat e Tepelenës.
Sigal