Tepelenë, asgjësohen 23 mijë rrënjë kanabis

581
Policia e Tepelenës ka asgjësuar 23 mijë rrënjë narkotike të llojit kanabis sativa në 13 parcela. Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe vijon ende. Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë, në zona të pyllëzuara, pa pronar u konstatuan dhe u asgjësuan rreth 23 mijë bimë narkotike të mbjella në 13 parcela. Operacioni po zhvillohet në territoret e fshatrave te njësisë administrative Kurvelesh. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Sigal