Tepelenë/ Asgjësohen 2.800 rrënjë kanabis, në kërkim kultivuesit

428
Gjatë ditës së djeshme,efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë,të mbështetur dhe nga shërbimet e FNSH, në zbatim të “Planit të masave, për kontrollin e territorit,evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike”, kanë ushtruar një kontroll në disa zona të thella malore me terren tepër të vështirë në Tepelenë. Si rezultat i kontrollit në fshatin Progonat ,Tepelenë kanë gjetur dhe asgjesuar 2.800 rrënjë bimë narkotike e llojit cannabis sattiva të kultivuara në 11 parcela dhe konkretisht: • Në vendin e quajtur “Përroi i Thatë”, fshati Progonat, Tepelenë, në 7 parcela të hapura rishtaz u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 1.800 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. • Në pjesën anësore të shtratit të “Përroit të Thatë”, fshati Progonat, Tepelenë, në 4 parcela të hapura rishtaz u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 820 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. • Në malin “Guri i Çpuar”, fshati Progonat, Tepelenë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 180 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve për kultivimin e bimëve narkotike,vepër penale e parashikuar nga neni 284 I Kodit penal.
Sigal