Tepelenë, asgjësohen 1100 rrënjë bimë cannabis, autorët në kërkim

454
Efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë në vijim të kontrollit të territorit për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara, kanë bërë të mundur asgjësimin e 1100 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Burime nga policia bëjnë me dije se mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative është ushtruar një kontroll i imtësishëm në shtratin e përroit midis fshatit Kamçisht dhe Xhaxhaj,Tepelenë, ku u zbulua dhe bima narkotike, e cila u asgjësua me anë të djegies.
Policia nga ana e saj po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve për veprën penale “Kultivimi I bimëve narkotike”.
Sigal