Tepelenë, arrestohet 30 vjeçari, grabiti me dhunë 50 mijë lekë në banesë

452
Një vjedhje me dhunë është zbardhur në Memaliaj. Forcat e policisë kanë arrestuar një persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Sipas policisë së Tepelënes mbrëmjen e 27 tetorit dy persona kanë hyrë në banesën e shtetasit A.A, rreth 50 vjeç, ku kanë ushtruar dhunë fizike mbi këtë shtetas dhe i kanë marrë një shumë prej 50.000 lekësh të rinj në banesën e tij.

Unifromat blu kanë mundur të arrestojnë Eriseld Islami, 30 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë,Tepelenë, ndërsa në kërkim u shpall shtetasi D.M 30 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale të parashikuara nga neni 139 dhe 25 i Kodit Penal.
Sigal