Tepelenë/ Aksident i rëndë, 5 të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

482
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Krahës, ku 5 persona kanë mbetur të plagosur.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe emrat e të plagosurve ende nuk dihen.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës me anë të dy helikopterëve të Forcave të Armatosura, për të marrë ndihmë më të specializuar.