Tentuan të kalonin 4 shqiptarë drejt Greqisë, në pranga 2 persona

458
Finalizohet operacioni “Azilanti 4”, ndërsa pas hekurave kanë përfunduar 2 persona. Burime nga policia e Beratit bënë me dije se në pranga përfunduan Hektor Gole dhe Manxhar Shehu, të dy 31 vjeç, banues në Tepelenë. Të njëjtat burime pohuan se këta dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin po kalonin në mënyrë të paligjshme kundrejt pagesës 650 euro për person drejtë Greqisë nëpërmjet kufirit të gjelbër 4 shqiptarë. Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi K.G 58 vjeç. Sakaq, në cilësinë e provës materiale u bllokuan 1 automjet, 300 euro, 8 celularë si dhe 3 pasaporta. Materialet në ngarkim të tyre iu përcollën prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve“ kryer në bashkëpunim.
Sigal