Tenton vetëhelmimin një 23-vjeçar në Korçë

419
Një 23-vjeçar në Korçë, ka tentuar t’i japë fund jetës me medikamente mjekësorë, por është fatmirësisht është shpëtuar në kohë nga familjarët. Ngjarja ka ndodhur në Maliq, ndërsa të riun me iniciale M.T., e kanë gjetur në gjendje të rëndë familjarët e tij dhe e kanë dërguar drejt spitalit të Korçës. Pas dhënies së ndihmës së nevojshme, 23-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I riu nuk ka dhënë detaje për shkaqet që e shtynë drejt një veprimi të tillë, ndërsa paraprakisht dyshohet për tentativë vetëvrasje në gjendje depresioni.
Sigal