Tenton të vrasë nipin, arrestohet 59-vjeçari

453
Sigal

Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti me pasoja për jetën, ndërkohë është sekuestruar një armë zjarri pushkë me një karikator me 10 fishekë dhe është prangosur autorin e dyshuar, Preng Teska, 59 vjeç, banues në Kurbin.

Prenga, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pushkë, nipin e tij, shtetasin A.T. 22 vjeç, banues në Rrëshen.