Tenton të vetëdigjet me benzinë, burri dërgohet me urgjencë në spital

567
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Në lagjen “28 Nëntori” të qytetit, afër Kryqëzimit të Luleve, në anë të rrugës një person ende i paidentifikuar i ka vënë zjarrin vetes me benzinë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë.
Shtetasi, i cili tentoi të vetëdigjet, është dërguar me ambulanca në spitalin Kirurgjik të Elbasanit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal