Tenton të përdhunojë shoqen e bashkëshortes; ndalohet 30-vjeçari

473
Policia e Durrësit ka ndaluar një 30-vjeçar banues në Durrës, pasi ka tentuar të përdhunojë shoqen e bashkëshortes së tij.
Nik Lila u kallëzua nga shtetaset A.L., 23 vjeç, bashkëshortja e tij (në proces divorci) dhe Xh. M., 22 vjeç, shoqja e shtetases A.L. Kallëzimi është bërë pasi para dy ditësh janë kërcënuar dhe goditur nga shtetasi Nik Lila, ndërsa dje, i ndaluari dyshohet se ka marrë në mjet shtetasen Xh.M., duke e kërcënuar dhe e ka çuar në Sektorin Rinia të qytetit të Durrësit, ku edhe ka tentuar të kryejë marëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. 
Policia bën me dije se Nik Lila është person me precedentë penalë të mëparshëm për dhunë në familje.
Sigal