Tenton të përdhunojë gruan që kishte burrin e paralizuar

541
E kishte burrin e paralizuar dhe “miku i shtëpisë”, që do i gjente dhe punë, ka tentuar që ta përdhunojë në shpinë e saj. Bëhet fjalë për një 43-vjeçare e cila ka denoncuar ngjarjen në Policinë e Sarandës. Uniformat blu kanë vënë në pranga 52-vjeçarin e akuzuar për ngacmimin seksual. Ilia Kordha, pronar i një agjencie funerale në Ksamil, është vënë në pranga mesditën e së shtunës në banesën e tij, në fashitin Çukë të Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes B., kryefamiljari i së cilës prej muajit janar qëndron i paralizuar. Duke u hequr si mik shtëpie, Kordha ka shkuar për vizitë në banesën e familjes B. dhe ka ofruar ndihmë duke i premtuar 43-vjeçares S.B. se do e punësonte shumë shpejt në agjencinë e tij në Ksamil. Pasi kanë mbaruar bisedën, Ilia Kordha është çuar për të ikur e deri tek dera e ka shoqëruar e zonja e shtëpisë.
Pikërisht në këtë moment, 52-vjeçari ka shtyrë S. B., drejt banjës duke e ngacmuar seksualisht dhe tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të. Rezistenca dhe thirrjet e 43-vjeçares S.B. e kanë sprapsur Kordhën duke bërë që të largohet menjëherë nga banesa.
43­ vjeçarja ka denoncuar ngjarjen në Komisariatin e Policisë Sarandë, efektivët e së cilës kane vënë në pranga 52­vjeçarin Ilia Kordha nën akuzën e ngacmimit seksual.
Sigal