Tenton të parkojë makinën por humb jetën, shoferi bie nga 10 metra lartësi

449
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Shupal Zallbastar. Policia sqaron se në spital ka mbërritur i vdekur shtetasi S. F dhe nga hetimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit furgon i markës “Mercedes Benz”, shtetasi ka parkuar mjetin në anë të rrugës por pa e siguruar në kushtet e parkimit, e për pasojë mjeti ka filluar lëvizjen e lirë.

“Drejtuesi i mjetit ka tentuar të frenojë mjetin por si pasojë e shpejtësis së fituar mjeti ka rënë në një lartësi rreth 10 metra duke e marrë me vete drejtuesin e saj, i cili si pasopjë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen”, sqaron policia.

Grupi hetimor edhe ekspertët autoteknik po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Sigal